Hetuesit kanë kërkuar automjetin tip “Audi” me targë AA003GB, por pa mundur ta gjejnë atë. Pasi u denoncua si automjeti i ish-ministrit të Brendshëm, që përdorej nga Habilajt, targa e mjetit AUDI mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Nga një kërkim që ka bërë prokuroria rezulton se kjo targë nuk është më në qarkullim.
Po ashtu hetuesit kanë kërkuar edhe automjetin, i cili ndër të tjera rezulton me hyrje-dalje drejt Italisë, aty ku kanë zhvilluar aktivitetin e trafikut të drogës Habilajt, por edhe automjeti nuk është gjetur.
Mësohet se pas çregjistrimit të targës AA003GB, makina është ritarguar, por nuk dihet vendndodhja e saj. Prokuroria e kërkon automjetin i cili mund të konsiderohet si një nga provat e hetimit të nisur, por nuk ka gjetur as makinën dhe as targën tashmë të famshme në gjithë Shqipërinë, por jo vetëm. /Mapo/Telegrafi/