Telegrafi

Zhduket agjenti i “dosjes përvëluese” për Donald Trump – BBC flet për një dosje të dytë

Ish-agjenti i MI6, Christopher Steele, autor i raportit sekret prej 35 faqesh për Donald Trump, është zhdukur.

Daily Mail raporton se ai është larguar nga vila e tij 1.5 milionë stërlina, nga frika që ka pas publikimit të dosjes.

Raportohet se ai ka kërkuar nga fqinjët që të kujdesen për macen e tij dhe është larguar pa dhënë detaje se ku do të shkonte.

Sipas Daily Mail, që i referohet një burimi, ai është i tmerruar për sigurinë dhe jetën e tij.

Steele ka punuar për thuajse 20 vite në Moskë.

Raportohet se dikur ai ka punuar edhe me spiunin e vrarë rus, Alexander Litvinenko.

Kreu i një agjencie të inteligjencës në një vend europiano-lindor, është i bindur ndërkohë se videoja e seksit të Donald Trump ekziston, edhe pse ky i fundit e mohon një gjë të tillë.

Madje, BBC raporton se ka edhe një dosje të dytë, që e vë në pozitë të vështirë Donald Trump. /Tema/