Telegrafi

Zhduket aeroplani që transportonte zëvendëspresidentin e Malavisë

Një aeroplan që transportonte zëvendëspresidentin e Malavisë, Saulos Chilima, dhe nëntë të tjerë, është zhdukur, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit të Malavisë.

“Aeroplani i Forcave të Mbrojtjes së Malavisë doli nga radari pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, në mëngjes”, shton deklarata.

Bëhet e ditur se presidenti Lazarus Chakwera ka urdhëruar një operacion kërkim-shpëtimi pasi zyrtarët e aviacionit nuk ishin në gjendje të kontaktonin me aeroplanin.

Siç raportohet, aeroplani duhej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Pasagjerë të tjerë në fluturim përfshijnë gruan e Chilima, Mary, dhe një numër zyrtarësh nga partia e zëvendëspresidentit, Lëvizja e Bashkuar e Transformimit (UTM).

Pasi u njoftua për incidentin, Chakwera anuloi fluturimin e tij të planifikuar për në Bahamas.

“Publiku do të informohet për çdo zhvillim mbi situatën pasi të vërtetohen faktet”, tha zyra e presidentit.

Ndryshe, Chilima ishte rrugës për të përfaqësuar qeverinë në varrimin e ish-ministrit të kabinetit, Ralph Kasambara, i cili vdiq tre ditë më parë.

Para karrierës së tij politike, ai mbajti role kryesore drejtuese në kompani shumëkombëshe si Unilever dhe Coca Cola.

Chilima, 51 vjeç, ka qenë nënkryetar i vendit të Afrikës jugore që nga viti 2014. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/