Cardiff City është duke kërkuar sqarime mbi raportimet e fundit se futbollisti Emiliano Sala ishte në aeroplanin që u zhduk nga radari në mbrëmë në Angli.
Kontrolli i Trafikut Ajror ka konfirmuar se aeroplani po udhëtonte nga Nantes drejt qytetit uellsian të Cardiffit kur u zhduk nga radari.
Një gazetar nga Ouest France shkroi në rrjetet sociale se Sala ishte në aeroplan – por nuk kishte konfirmim.
⚽ 5 décembre 2015 ➡ 5 décembre 2018 ⚽
3⃣ ans, 4⃣2⃣ buts en @Ligue1Conforama pour @EmilianoSala1 🔝 pic.twitter.com/oS72zgcMOM
— FC Nantes (@FCNantes) January 20, 2019
Shqetësimet u ngritën kur djaloshi 28-vjeçar nuk arriti t’i përgjigjet mesazheve të klubit të ri.
Argjentinasi është blerja më e shtrenjtë e klubit anglez për një rekord marrëveshje trevjeçare në kohën kur transferua nga klubi francez.
ICYMI | Yesterday, we announced the Club-record signing of @EmilianoSala1 from @FCNantes.
👉 https://t.co/sSVGMBncRo#CityAsOne 🔵⚽️🔵⚽️
— Cardiff City FC (@CardiffCityFC) January 20, 2019
Lojtari i ka kushtuar skuadrës angleze 17 milionë euro, por transferimi do të realizohej pas vendosjes së nënshkrimeve nga dyja palët.
Ndryshe, “HM Coastguard” tha se incidenti nuk ishte në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse konfirmoi se kanë dërguar disa helikopter të gjurmojnë aeroplanin. /Telegrafi/