Një aeroplan pakistanez me 47 persona në bord dyshohet se është rrëzuar, menjëherë pas humbjes së kontaktit me autoritetet e kontrollit ajror.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i Pakistan International Airlines është zhdukur pas ngritjes nga rajoni i Chitralit Verior, kanë deklaruar nga kjo linjë.
Po sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një fluturim të brendshëm nga qyteti i Chitral në Islamabad.
Geo News, duke cituar burime të aviacionit civil, ka bërë të ditur se aeroplani humbi kontaktet me autoritetin e aviacionit civil në 16:30, sipas kohës lokale.
Aeroplani u nis rreth orës 3 pasdite dhe dyshohet se u rrëzua në afërsi të Paplian në hapësirën e Havelian, me retë e tymit që dukeshin në rritje.
Thuhet se ekipet e shpëtimit janë dërguar në atë zonë. /Telegrafi/