Marian Gjugja, 70 vjeçari nga Prizreni rezulton i zhdukur që nga pasditja e së shtunës. Familjarët kanë njoftuar se Mariani të shtunën rreth orës 19:00 është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas familjarëve ai rreth orës 20:00 është parë nga disa qytetarë dhe nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Familjarët kanë treguar se Marian Gjugja në momentin kur ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një setër ngjyrë kafe dhe pantallona të zeza, dhe se rastin e kanë lajmëruar në polici. Sipas familjarëve ai vuan nga sëmundja e sklerozës, dhe kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët dhe institucionet për gjetjen e tij.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me policinë në Prizren, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Të gjithë ata që kanë informata rreth vendndodhjes apo e kanë parë Marian Gjugjën të lajmërohen në këtë numër të telefonit 044-625-244.
/Telegrafi/