Januz Sejdiu nga fshati Prelloc, Komuna e Skenderajt, është zhdukur që nga e premtja, diku pas orës 18:00.
Familjarët e tij janë të shqetësuar dhe e kanë lajmëruar rastin në Polici, por ende askush nuk di asgjë për të.
Lajmi.net mëson se ai punonte si taksist me një kombi privat, dhe momenti i fundit që e kanë parë është disa nga pasagjerët e tij kur i ka dërguar në QKUK.
Ai është vetëm 29 vjeçar, beqar dhe gjëra e tij bashkë me kombin janë gjetur pranë QKUK-së, te FARMED. Në këtë lloj veture, mësohet se janë gjetur edhe gjërat e tij personale, si kuleta, dokumentet dhe telefoni.
Familjarët e tij kanë thënë se nëse dikush e ka parë ose di diçka të lajmërohen në numrin: 049 – 431 – 151