Një person nga Skenderaj lajmëroi në polici të dielën se vajza e tij 22 vjeçare është zhdukur dhe nga telefoni i saj po pranojnë mesazhe kërcënuese.
Familja thotë për Klan Kosova se nuk dinë arsyet pse ka ndodhur kjo, ndërsa pohojnë se nuk kanë raporte të këqija e as konflikt me dikë.
“Vajzën ja kam marrë pa dëshirën e saj dhe kam me ja shit veshkën”, ka ardhur mesazhi kërcënues nga telefoni i bijës së zhdukur.
Rastin e konfirmuan edhe policia që thanë se këtë çështje po e hetojnë si “zhdukje”.
Ndërsa, lokacioni prej ku po vijnë mesazhet nuk po mund të identifikohet meqenëse ato po dërgohen nga interneti dhe kjo po krijon vështirësi.
Familjarët thonë se vajza ka qenë e fejuar në Maqedoni por që muajt e fundit ishte ndarë.
Sipas tyre policia ka pyetur te kjo familje në Maqedoni, por që të njëjtët sipas tyre nuk kanë lidhje me rastin.