Site icon Telegrafi

Zhduket 15 vjeçari që kujdesej për SOS fshatin në Maqedoni

Pesëmbëdhjetë vjeçari që ishte i angazhuar që të kujdesej për fëmijët në SOS fshatin në Shkup është paraqitur si i zhdukur në Stacionin policor në Çair, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të punësuarit tjerë në ditën e fundit të vitit 2016 e kanë paraqitur rastin në policinë e Çairit.

Sipas atyre që e kanë paraqitur rastin, thuhet se 15 vjeçari ka dalë për shëtitje në ora 20 (më 30 dhjetor) dhe i njejti nuk është kthyer në këtë objekt për përkujdesje të fëmijëve pa familje./Telegrafi/

Exit mobile version