Liridon Kallaba nga fshati Dobreqan i komunës së Gjilanit tash e 11 ditë konsiderohet i zhdukur.
Liridoni i cili është i moshës 15 vjeç që nga data 04.08.2016 në orën 12:00 ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer.
Familjarët e tij janë të shqetësuar dhe kanë kërkuar nga të gjithë ata të cilët do të mund ta shohin apo e kanë parë Liridonin të lajmërohen në numrin e telefonit 044 321 785.
Personat që mund të kenë njohuri për vendndodhjen e Liridonit po ashtu mund të paraqiten në stacionin e policisë në Komunën e Gjilanit./Telegrafi/