Site icon Telegrafi

Zhduket 14-vjeçarja në Durrës, babai i të miturës denoncon rastin në polici

Një 14-vjeçare është denoncuar e zhdukur në Durrës, që prej 17 majit.

Ka qenë babai i të miturës, GJ.XH, 52-vjeç, i cili ka denoncuar se i është larguar nga banesa vajza.

“Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe. Policia po punon për gjetjen e të dy shtetasve”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version