Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se në 48 orët e fundit janë zhdukur tre persona të mitur të moshës 15 deri 16 vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë mëngjesit të hershëm R.K (47) nga Tetova ka raportuar se e bija 16 vjeçare e tij është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk kanë informacione se ku gjendet.
M.A nga Kumanova ka paraqitur se nga shtëpia është larguar i biri 16 vjeçar i tij. Nuk ka dijeni se ku mund të jetë dhe rasti është raportuar në polici.
U.A (41) nga Strumica ka raportuar se e bija 15 vjeçare e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet. Janë marrë masa për gjetjen e tre të miturve./Telegrafi/