Dje në Shkup është raportuar humbja e tre qytetarëve, mosha e të cilëve është 45, 15 dhe 26 vjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në stacionin policor në Kisella Vodë, ZH.Ç. ka raportuar se nga banesa e saj në drejtim të panjohur janë larguar është larguar burri i saj Ç.R. (45).
Burri 54-vjeçar nga fshati Rashçe, nga Shkupi, njoftoi se dje rreth orës 07:30 nga shtëpia e tij është zhdukur pesëmbëdhjetë vjeçarja, kurse M.A.(49) nga fshati Tisovica, njoftoi se më 22 korrik në ora 19:30 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij (26) nga fshati Studeniçan. /Telegrafi/