Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të zhdukjes së personave që po hetohen aktualisht.
Në Fushë Kosovë, një ankues mashkull ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia më 22 janar dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
Po ashtu, në Kaçanik, më 27 janar, një ankues mashkull nga Maqedonia e Veriut ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Policia është duke e hetuar rastin.
Në Ferizaj, më 22 janar, një ankuese femër ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Ky rast gjithashtu është në hetim.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur të zhdukurit sa më shpejt. /Telegrafi/