Familjarët denoncojnë në polici zhdukjen e tre të rinjve, dy prej tyre janë kushërinj me njëri tjetrin.
Mësohet se denoncimi në policinë e Malësisë së Madhe është bërë pasi rezulton se ata kanë humbur kontaktet prej të shtunës 3 tetor 2020.
Gazetari Artan Hoxha denoncoi mbrëmë zhdukjen e tre të rinjve, ku sipas tij dyshohen të jenë vrarë për parcelat me kanabis.
Nga deklarimet e familjarëve, dëshmitarëve dhe banorëve të zonës, policia dyshon se këta shtetas janë vrarë në një zonë të thellë dhe trupat e tyre nuk janë gjetur ende.
Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999 dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kushërinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt. /Ora News/