Dy tinejxherë, shqiptari 17 vjeçar Ajet Berisha me qëndrim në Gjermani dhe shoqja e tij gjermane, 16 vjeçe janë zhdukur nga 6 prilli, shkruan augsburgerallgemeine.de.
Tinejxherët të enjten që shkoi janë larguar në drejtim të panjohur me çantat e tyre të shpinës dhe me një qen, transmeton albinfo.ch.
Berisha ka ikur deri tash disa herë nga shtëpia e prindërve dhe për këtë arsye është i njohur nga policia.
Vajza që ka ikur me të ka pasur probleme në familje, siç bën të ditur policia, dhe kjo besohet të jetë arsyeja e ikjes së saj.
Policia e Augsburgut lut qytetarët për bashkëpunim lidhur me rastin.