Site icon Telegrafi

‘Zhduken’ laboratorët nga QMF-të e fshatrave të Drenicës

SONY DSC

Laboratorët në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Qirez, Likofc dhe Runik janë tërhequr në fillim të këtij viti, siç kanë thënë, “për t’u servisuar”, por ata nuk janë kthyer më.

Burime përbrenda QKMF-së, thonë se të paktën një prej laboratorëve dhe disa aparatura të tjera kanë përfunduar në ambulanca dhe në laboratorë privatë, shkruan “Zëri”.

Tre laboratorë, në të cilët janë kryer analizat hematologjike (pasqyra e gjakut) në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Qirez, Likofc dhe në Runik të Skenderajt janë “zhdukur” nga atje para më shumë se një viti. Ata janë tërhequr nga QMF-të, me arsyetimin për t’u servisuar, por nuk janë kthyer më, ndërkohë që pacientët shërbimet laboratorike detyrohen t’i marrin në QKMF-në e Skenderajt.

Ndonëse drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, dr. Fazli Kadriu, thotë se laboratorët, apo siç i quan ai, aparate hematologjike janë tërhequr me qëllimin e servisimit të tyre, përbrenda QKMF-së në Skenderaj ka zëra të cilët thonë të paktën një prej laboratorëve (ai i Runikut) dhe një aparat ultrazëri, tashmë kanë shkuar tek privatët.

Por, këtë e ka mohuar drejtori Kadriu, i cili ka precizuar se laboratorët janë tërhequr në fillim të këtij viti dhe se ata janë marrë për t’u kalibruar, e se të gjithë ata janë ndodhur në depon e QKMF-së. /Zëri/

Exit mobile version