Telegrafi

Zhduken dy vajza në Shkup, kërkohet ndihmë për të gjetur Anisën dhe Melisën

Dy vajza të mitura nga Gazi Baba e Shkupit, Asnisa 12 dhe Melisa 15 vjeçe kanë humbur kontaktin me familjet e tyre prej ditës së djeshme.

Familjarët shprehen të shqetësuar për fatin e vajzave të tyre, ndërsa rastin e vërtetojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O (15), po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Po merren masat për gjetjen e personave”, shprehen nga policia.

Famijarët u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë infromacione në lidhje me vajzat t’i kontaktojnë.

Numri i kontaktit: i babai i Anisa Ajros, Engini: 072 232 983

Numra tjerë për kontakt: 079 268 538 dhe 079 211 209