Dy vajza janë larguar nga shtëpia e tyre dy ditë më parë. Rastin në polici e kanë paraqitur prindërit e tyre.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njofton policia.
“Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort ) kanë raportuar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/