Policia e Kosovë përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të zhdukjes.
Rasti i parë kë ndodhur në fshatin Livoq i Ulët të komunës së Gjilanit. Ankuesja kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë vajza e saj e mitur dhe deri në kohën e raportimit te rastin, vajza e saj nuk është kthyer dhe nuk iu është lajmëruar familjarëve të saj.
Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur në Prizren. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/