Dy të mitur pardje janë larguar nga shtëpia për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në drejtim të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB informojnë se në Stacionin policor – Çair, një e punësuar në Shtëpinë për përkujdesje të fëmijëve pa prindër “25 Maji” në Shkup, ka denoncuar se në datën 3 tetor, në periudhën nga ora 12:30 deri në ora 13:30 nga shtëpia në drejtim të panjohur janë larguar dy fëmijë të moshës 12 dhe 15 vjeçare.
Nga ana e MPB-së po ndërmerren v gjitha masat për gjetjen e fëmijëve të zhdukur./Telegrafi/