Një grua është zhdukur në lagjen 29 të ashkalive në Fushë Kosovë. Sipas policisë burri i saj ka njoftuar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Një tjetër rast është raportuar edhe në qytetin e Ferizajt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/