Policia e Maqedonisë ka pranuar lajmërime për zhdukjen e dy personave, një në Shkup dhe një në Gostivar, nga të afërmit e tyre, njofton Telegrafi.
Një zonjë nga Shkupi, ka njoftuar policinë se dje, djali i saj F. K (26) është larguar nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit në drejtim të panjohur dhe nuk është kthyer.
Ndërkaq, mbrëmë personi A. A (45) nga fshati Tërnovë i Gostivarit, ka lajmëruar policinë se më 1 mars ka humbur vëllai i tij A. A (48). Policia ka ndërmarrë masa për të gjetur të zhdukurit./Telegrafi/