Telegrafi

Zhduken dëshmitë për Interin rreth Calciopolit

Bëhet fjalë për thirrjet telefonike që janë realizuar në vitin 2005, mes numrit një të gjyqtarëve, Paolo Bergamo, sekretariatit të tij dhe Interit.

Avokatët e Luciano Moggit disa muaj më parë kishin akuzuar Massimo Morattin për krijim të Calciopolit dhe se për këtë kanë ekzistuar dëshmitë.

Sidoqoftë, kur avokatët e Moggit pyetën hetuesin, kolonel Auricchion, që ishte kryesuesi i hetimeve në vitin 2006, për dëshmitë rreth manipulimeve të Morattit, koloneli pohoi se këto dëshmi nuk ekzistojnë. Për këtë arsye, ende nuk dihet se çfarë ndodhi me dëshmitë që do të mund të zbulonin fytyrën e Massimo Moratit dhe manipulimeve të tij me Telecom Italia.

Avokatët e Moggit kërkojnë me çdo kusht dëshmitë rreth rastit Moratti. Sidoqoftë, zyrtarisht ende Luciano Moggi mbetet krijuesi i Calciopolit, që pati për pasojë suspendimin e tij nga futbolli deri në verën e vitit 2011 dhe marrjen e dy Scudettove të fituara nga Juventusi. /Telegrafi/