Telegrafi

Zhduken babë e bir në malin Bistra

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Policia dhe banorët nga fshati Lazaropole që në mëngjes kanë filluar të kërkojnë dy persona të humbur malin Bistra, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, informoi se qytetarja nga Shkupi dje rreth orës 13:00 ka raportuar se, babai i L.M. (78) dhe vëllai i saj S.M (50), të cilët kanë qëndruar në Lazaropole kanë humbur orientimin e shëtitjes në malin Bistra. Ata me siguri i janë drejtuar zonës “Gjureci” dhe kanë humbur dhe nuk kanë në gjendje të kthehen.

Pas raportimit, policë nga stacioni Rostushe dhe vendasit nga fshati dje filluan kërkim të tyre, e cila ka vazhduar edhe sot në mëngjes.

Sipas informacioneve të fundit, deri më tani personat nuk janë gjetur, dhe kontakti i tyre i fundi telefonik me ta ishte mbrëmë rreth orës 22. /Telegrafi/