Site icon Telegrafi

Zhduken 6 punëtorë nga Nepali që kanë punuar në firmë private në Shkup

 

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se gjashtë punëtorë nga Nepali që kanë punuar në Shkup nuk ndodhen në vendbanim.

“Më 04.07.2024 në ora 10:30 në Stacionin Policor në Karposh, V.D ( 36) nga Shkupi ka denoncuar se gjashtë punëtorë të moshës nga 24 deri 27 vjet nga Nepali, që kanë punuar në firmë private, janë larguar nga vendbanimi”, thonë nga MPB.

Nga policia shtojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e tyre.

Maqedonia e Veriut kohët e fundit vazhdimisht angazhon punëtorë nga vendet e treta për shkak të krizës për punëtorë./Telegrafi/

Exit mobile version