Telegrafi

Zhduken 130.000 gjinj që fryhen

Kur ka arritur anija, punëtorët e kanë marrë vesh se gjinjtë nuk ishin aty. Ato janë dashur të shpërndahen falas së bashku me numrin e parë të janarit të vitit të ardhshëm të revistës. Vjedhja e mallit me vlerë prej rreth 200.000 dollarë është edhe një goditje tjetër ndaj kompanisë PBL e cila tanimë është në borxh veçmë 4.3 miliardë dollarë.

Redaktori i revistës Ralph, Santi Pintardo i ka lutur të gjithë ata të cilët kanë ndonjë informatë për gjinjtë e zhdukur të kontaktojnë redaksinë.

“Nëse nuk i kanë grabitur piratët somalez është vështirë të sqarohet se si janë zhdukur”, ka thënë ai. “Nëse i gjeni të shpërndara nëpër breg të detit, ju lutemi vetëm na informoni”, ka shtuar ai.

Kontejneri me gjinj ishte nisur nga Pekini para dy javësh. Megjithatë, në Sydney ka arritur i zbrazët. Revista ka njoftuar për vjedhjen edhe kontrollin bregdetar.