“E kam thyer dorën duke luajtur futboll të vogël, por nuk ka vend për shqetësim, pasi po ndihem shumë mirë dhe jam duke u përgatitur me pjesën tjetër të skuadrës. Mjekët më kanë rekomanduar që gipsin ta mbaj pesë javë. Por, do t’i vazhdoj përgatitjet dhe në fillim të kampionatit të jam në formë të mirë dhe t’i ndihmoj skuadrës për t’i arritur synimet”, ka thënë Mentor Zhdrella.
Të shqetësuar për lëndimin e katër herë lojtarit më të mirë në vend, përveç tifozëve të KF Hysit, ishte edhe trajneri Fadil Ademi.
Ky i fundit për “Epokën e re” kishte deklaruar: “Zhdrella e ka thyer dorën duke luajtur futboll të vogël. Do të shohim a mund të përgatitet me skuadrën. Ky lëndim është shqetësues për faktin se ai është lojtar kryesor i Hysit”.
Mentor Zhdrella vazhdon të jetë ndër lojtarët më të kërkuar në vend si nga skuadrat vendore, po ashtu edhe ato nga Shqipëria. Por, duket se ish-mesfushori i 2 Korrikut do të qëndrojë të paktën edhe për gjashtë muaj në futbollin kosovar. /Epokaere/Telegrafi/