Site icon Telegrafi

Zhdrella te Prishtina!?

U largua nga skuadra shqiptare e Partizanit, për arsyen e vetme që të qëndroj afër familjes së tij, dhe kjo dëshirë iu plotësua. Katër herë futbollisti më i mirë i kampionatit të Kosovës, është dëshirë e madhe e trajnerit të Bardhekaltërve, Bylbyl Sokolit.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, Bylbyl Sokoli, e ka konfirmuar për gazetën Arena se është në kërkim të mesfushorit fantastik, Mentor Zhdrella dhe shpreson që ai t’i bashkohet te Prishtina.

“Unë me skuadrën time dua të luaj futboll të bukur dhe Mentori di të luaj futboll të bukur. Kjo është arsyeja se pse e dëshiroj në skuadër. Kryesia e klubit është duke bërë përpjekje maksimale që ta sjellë në Prishtinë atë dhe kjo do të ishte një blerje shumë e mirë”, deklaroi Sokoli. /Telegrafi/

Exit mobile version