Gazeta Arena raporton se shumica e trajnerëve të Superligës kanë votuar për mesfushorin e klubit llapjan, i cili epitetin e më të mirit në futbollin kosovar do ta fitojë për të katërtën herë në këto pesë vitet e fundit.
Në fakt, ceremoninë solemne të shpalljes së më të mirëve për vitin 2013, FFK-ja do ta mbajë në javën e parë të vitit 2014.
“Vetëm tre trajnerë nuk i kanë sjell akoma votat në FFK. Por, Mentor Zhdrella prinë bindshëm, saqë edhe votat e ardhshme nga ata trajnerë thuajse nuk kanë gjasa teorike për ta përmbys avantazhin e Zhdrellës”, deklaroi një burim shumë i besueshëm i Arenës brenda shtëpisë së futbollit kosovar. /Telegrafi/