Mentor Zhdrella, mesfushori dhe kapiteni i Hysit, mendon se skuadra e tij nuk është e preokupuar me vendin e parë në renditjen tabelare të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, ani se këtë vend mban prej dy javësh.
“Nuk jemi shumë të ngarkuar me vendin e parë, duhet të jemi realisht skuadra nuk ka fond të mjaftueshëm të lojtarëve, ndonëse kemi shumë individ, besoj se suksesi për titull kampioni varet edhe në faktorin e bankinës fuqishme, e cila mendoj se nuk është në nivelin e duhur te ne”, tha Zhdrella për sporti1.com.
“Megjithatë, duke i parë se as skuadrat tjera nuk kanë diçka ndonjë lojë të veçantë dhe kualitete, pse të mos provojmë me mbajmë këtë pozitë”, tha ai.
Si rrallë herë deri më tani, atij i duhet të pushojë edhe këtë javë, ndërsa kjo e bën që ai t’i mundojë skuadrës në 2 nga tri ndeshjet e fundit. “Thënë të drejtën mendoj se kartonat në ndeshjen e fundit më janë ndarë shumë lehtë, nuk mendoj se ka pasur ndërhyrje të ashpra. Kjo më bën të mungojë edhe këtë javë në radhët e ekipit, gjë që më bën të mos ndjehem rehat. Por, jam i bindur se skuadra do t’ia dalë edhe pa mua”, tha Zhdrella. /Sporti1/Telegrafi/