Njëri ndër lojtarët më të mirë në vendin tonë në dhjetë vitet e fundit, ka pranuar se është duke u kërkuar Shkëndija dhe Partizani.
Zhdrella thotë se ka kontratë me Hysin, por ai nuk e përjashton mundësinë që të transferohet tek Shkëndija apo Partizani në formë huazimi.
“Ka pasur kontakte me këto dy klube, por për këtë duhet të vendos Hysi, sepse unë kam kontratë me këtë skuadër. Kalimi im në njërën nga këto dy skuadra është i mundshëm vetëm në formë huazimi”, ka thënë Zhdrella për KosovaPress.
“Transferimi im do të varët krejtësisht nga Hysi. E di se klubi im ka pasur kontakte me Partizanin. Ende janë duke u zhvilluar negociatat, prandaj mbetet të shihet në ditët e ardhshme”, tha ai.
Zhdrella ka shtuar se brenda pak ditëve do të vendoset nëse ai do të nis sfidat në ndonjë klube jashtë Kosovës apo do të mbetet tek Hysi. /KP/Telegrafi/