Site icon Telegrafi

Zhdrella: Me lojë të mirë e mposhtim Trepçën ‘89

Zhdrella ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për Prishtinën në dy ndeshjet e para, të cilat i fituan bindshëm, dhe për këtë ai e falënderon atmosferën e përkryer brenda klubit dhe punën e madhe që po e bëjnë vazhdimisht.

“Paraqitje të mira? E vërtetë, por krejt kjo falë atmosferës së përkryer që është brenda klubit dhe në bazë të përgatitjes dhe punës që kemi bërë do të vazhdojmë me këtë ritëm duke u përmirësuar edhe më mirë çdo ditë e më shumë. Ndërsa, unë pa marrë parasysh se ku luaj mundohem të jap maksimumin dhe më të mirën për klub. Nuk e di a mund të bëj krahasim me paraqitjet e mia, edhe në Hys kam pasur shumë çaste të mira, por varet edhe nga forma momentale” ka thënë për faqen e klubit, Mentor Zhdrella.

Ndërsa rreth ndeshjes me Trepçën ’89, Zhdrella thekson: “Me ’89-shin pres të zhvillojmë lojë të mirë e në kuadër të saj edhe të arrijmë deri te tre pikët. Normal, fanella e Prishtinës nuk është si çdo fanellë tjetër, është përgjegjësi më e madhe, kërkohet të jepet qindpërqindtëshi, jo vetëm në ndeshjen e nesërme, por në vazhdimësi”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version