Site icon Telegrafi

Zhdrella, më i paguari në Kosovë

Mentor Zhdrella disa hera ka refuzuar skuadra jashtë Kosovës, sidomos ato nga Maqedonia e Shqipëria, ndërsa tani ka zbuluar se arsyet e qëndrimit të tij janë që ai konsideron veten të paguar mirë për punën që e bën.

"Kam kontratë me Hysin edhe për dy vite e gjysmë dhe në futbollin kosovar, nuk mendoj ta ndërrojë ekipin", ka thënë ai për Sporti1.

Ai pretendon se është lojtari më i mirë i paguar. "Pse nuk e ndërroj klubin në Kosovë? Sepse jam futbollisti më i paguar në Kosovë, për këtë jam mjaft i sigurt. Mund të largohem nga kjo skuadër vetëm nëse vjen ndonjë ofertë serioze nga ekipe të huaja, kur është kësmeti i kësaj pune", tha Zhdrella.

Ndonëse nuk flet për shifra, pasi që këtë e konsideron sekret, sipas spekulimeve flitet se pagesa e tij vjetore kalon shifrën e 20 mijë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version