Mentor Zhdrella me golin e shënuar në kryeqytet ka dëshmuar se këtë stinor do të jetë po ai i vjetri, kur tri vite me radhë është shpallur lojtari më i mirë i Kosovës.
Mesfushori sulmues i Hysit, ka qenë protagonist i fitores së ekipit të tij, bashkë me Fiton Bajramin në sfidën e luajtur në fushën e kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Prishtinës.
Zhdrella shënoi gol në minutën 29, ndërsa të njëjtën, Bajrami e bëri në minutën 50. Përgjigja e vetme e rëndësishme e prishtinasve erdhi nga Isuf Llumnica, i cili realizoi gol në minutën 59.
Në një prononcim të shkurtër për portalin, sporti1.com, Zhdrella tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola. “Jam i kënaqur me paraqitjen time dhe të bashkëlojtarëve. Fitorja është me rëndësishme se këto, por është edhe e merituar”, tha ai.
“Sipas lojës së treguar kemi mundur të fitojmë edhe me më shumë gola dallimi, por kemi mbetur pak mbrapa në realizime”.
Sipas tij kjo është dëshmi se këtë vit do të jetë një Hys ndryshe. “Mendoj se kjo është dëshmi se këtë vit do të jemi një skuadër tjetër, një Hys tjetër, një Hys më i mirë dhe më stabil”, tha Zhdrella. /Sporti1/Telegrafi/