Site icon Telegrafi

Zhdrella i lumtur me ftesën në Përfaqësuese

“Të jesh pjesë e Përfaqësueses është kënaqësi dhe unë jam i lumtur për këtë. Atmosfera është shumë e mirë dhe besoj se kjo do të reflektojë edhe në fushë”, pohoi Zhdrella për gazetën SportPlus.

Sa i përket rastit, ai theksoi se nëse do të luajë, do të mundohet të tregojë maksimumin. “Jam i përgatitur dhe do ta jap maksimumin”, theksoi Zhdrella.

Sa i përket parashikimeve për takimet, ai ka qenë i rezervuar të flasë. Zhdrella është zgjedhur katër herë si lojtari më i mirë në Kosovë. Ai po qëndron në dhomë me Bajram Jashanicën, dikur bashkëlojtarë te Hysi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version