Tri herë futbollisti më i mirë në Kosovë i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Mentor Zhdrella, nuk e ka ndërmend ta braktisë futbollin e Kosovës e aq më shumë Hysin.
“Është e vërtetë. Kam arritur marrëveshje me Hysin edhe për tri vitet e ardhshme. Jam i kënaqur që do të vazhdoj t’i mbroj ngjyrat e këtij klubi. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin për ekipin siç kam bërë edhe në vitet e kaluara”, ka thënë Zhdrella për “Sport”.
Me marrëveshjen e arritur i kënaqur është shprehur edhe shefi ekzekutiv i klubit Hysi, Afrim Macula. /Telegrafi/