Site icon Telegrafi

Zhdrella: Besa dhe Hajvalia konkurrentët tanë

Mesfushori me tipare sulmuese arriti që t’i realizojë plot pesë gola për kampionin në fuqi të Kosovës. “Fazën përgatitore e kam filluar paksa me vonesë dhe jam përballur me një dëmtim të lehtë, por mund të them se jam i kënaqur me paraqitjet dhe jam mundur që ta ndihmojë sa më shumë skuadrën në arritjen e objektivave”, ka thënë Mentor Zhdrella për Gazetaolle.com.

Feronikeli është kampion vjeshtor ndërkohë që pas përfundimit të stinorit, trajneri Gani Sejdiu, u largua derisa vendin e tij e zuri Afrim Tovërlani. “Kam qenë shumë i kënaqur me punën që e ka bërë Gani Sejdiu. I jam falënderues për gjithçka që ka bërë ai. Edhe me Tovërlanin kam punuar dhe është trajner shumë i mirë. Nuk më takon mua të flas për trajner”, shtoi Mentor Zhdrella.

Në fund, ish-futbollisti i 2 Korrikut, Hysit dhe Prishtinës, foli edhe për ‘luftën’ për titull. “Krahas Feronikelit, edhe Hajvalia dhe Besa janë ekipe serioze. Duhet thënë se besoj edhe në ngritje të Prishtinës pasi që ka shumë cilësi”, përfundoi Mentor Zhdrella.

Exit mobile version