Ata kanë qenë të pranishëm në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës për ta parë ndeshjen Kosovë-Turqi, por para kësaj sfide kanë arritur një marrëveshje me mesfushorin e Dritës, Mentor Zhdrellën. Palët i kanë zhvilluar bisedimet në ‘Hotel Emerald’, aty ku është akomoduar Përfaqësuesja e Kosovës për miqësoren ndaj Turqisë.
Ani pse nuk e kanë dhënë emrin e lojtarit, krerët e klubit korçar kanë konfirmuar për mediat e Shqipërisë se e kanë marrë ‘ok’-in e futbollistit në fjalë.
Ata i kanë thënë ‘Panorama Sportit’ që marrëveshja është arritur dhe futbollisti sipas të gjitha gjasave do të djersitë fanellën e kampionit në edicionin e ardhshëm. /Tribuna/Telegrafi/