Site icon Telegrafi

Zhdoganimi i mallrave në Durrës, lehtësi për transportuesit

Pas aplikimit të zhdoganimit të mallrave të importuara në Kosovë në portin e Durrësit, në Vërmicë janë krijuar lehtësira thonë transportuesit.

“Po, ka filluar zhdoganimi i mallrave në Durrës dhe nuk na ka marrë shumë kohë”, thotë Brahim Asllanaj, vozitës i një kamioni mallrash.”Mjafton që tani ne në kufi të mos ndalemi, pasi letrat e procedurat i kryejmë në Durrës”.

Një vozitës tjetër i një kamioni me mallra, deklaron se më parë, vonoheshin për disa orë për të kryer procedurat.

Më lehtë e pa probleme , thonë se po kalojnë në pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë  edhe transportuesit  që importojnë mallra nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Sipas shefit të ndërrimit të Doganës së Kosovës në Vërmicë, Përparim Tabaku, pas zhdoganimit të mallrave në Durrës , këtu vetëm bëhet mbyllja e dokumenteve që merr  rreth 4 minuta kohë .

“Kryesisht zhdoganohen mallrat që kanë risk të ulët të rrezikut e nuk kanë nevojë për kontroll. Ato e bëjnë doganimin në Durrës, e kryejnë pagesën, pastaj me një deklaratë vjen deri në pikë kalimin kufitar në Vërmicë”, thotë Tabaku për RTK-në.

Zyra e doganës së Kosovës në Portin e Durrësit është hapur që në vitin 2019, por ajo kryente vetëm funksionin e regjistrimit të mallrave, ndërsa zhdoganimi kryhej në Kosovë.

Exit mobile version