Telegrafi

Zhbogar: Vizita e Juncker është mesazh në vete

Euro-ambasadori në Shkup, Samuel Zhbogar ka thënë se vizita e Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian në Maqedoni që do të ndodh në këto javë, është mesazh në vete për Maqedoninë pasi ai në turneun e vizitave për Ballkanin perendimor më parë do të zbarkojë në vendin tonë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e AIM-it, se çfarë mesazhi sjell Juncker, Zhbogar u përgjigj ”Është shumë me rëndësi që BE është çdoherë këtu për ju. Komisioni Evropian më herët në raport tha se vendi i shteteve të Ballkanit Perendimor është në BE. Mesazhi që do të sjell ai është shumë shpresëdhënës për të përshpejtuar reformat dhe proceset, për të shkurtuar rrugën për në BE” tha Zhbogar. /Telegrafi/