Site icon Telegrafi

Zhbogar: Të ratifikohet demarkacioni, jo vetëm për shkak të vizave (Video)

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion, nuk duhet bërë vetëm si këmbim me liberalizimin e vizave, pasi diçka e tillë do të mund të dëmtonte vetë Bashkimin Evropian. Kështu ka thënë në një intervistë në “Rubikon” të KTV-së, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili këto ditë po e përfundon mandatin.

Sipas tij, ratifikimi duhet bërë vetëm nëse palët besojnë se çdo gjë është në rregull me marrëveshjen.

“Dialogu me Serbinë do të rifillojë me t’u formuar Qeveria në Serbi”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe njëherësh ndërmjetësuesi i këtij dialogu, Samuel Zhbogar.

Kriza politike në Kosovë dhe zgjedhjet në Serbi, kanë bërë që ky proces të ngec. Gjendja e krijuar në vend dhe politizimi i emërimeve në ndërmarrjet e institucionet publike, do të përmenden në raportin e ri të progresit.

Ndër të tjera, Zhbogar ka përshëndetur dorëheqjen e ministrit Agani, ndërsa ka thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e Gjykatës Speciale për çka pritet vetëm ratifikimi i marrëveshjes nga Holanda.

Në përfundim të mandatit të tij, Zhbogar ka thënë se po largohet me miqësi të mirë dhe me ndjesinë që njerëzit e vlerësojnë atë çfarë ka bërë.

ERIONA ZHBOGAR RUBIKON 19 07 from Koha.net on Vimeo.

Exit mobile version