Telegrafi

Zhbogar: RMV do të marrë ndihmë nga BE përmes mekanizmit të mbrojtjes civile

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar në profilin e tij në “Twitter” tha se Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, i cili përfshin pesë gjeneratorë, 25 tenda, 200 dyshekë dhe 1.000 batanije. Austria, ndër të tjera, dërgon doreza dhe dezinfektues”, shkruan Zhbogar në “Twitter”.