Site icon Telegrafi

Zhbogar: Polarizimi i liderëve politikë po e dëmton Kosovën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, thotë se polarizimi i lidërëve partiakë dhe partive politike, është duke e dëmtuar Kosovën.

Ai në “Zona B” të Klan Kosovës, ka thenë se në Kosovë është duke munguar koncensusi kombëtar në lidhje me të ardhmen e vendit.

“Çfarë është e ardhmja që duhet ta ndërtojnë qytetarët e Kosovës? Çfarë sundimi të ligjit duam në Kosovë. A jemi serioz për të dhe pastaj a duam të ngrisim institucione të pavaruara. Ky diskutim do të duhej të bëhej ndaras nga politika. Duhet të flasim për atë që i bën njerëzit së bashku. E dimë se për çka nuk pajtohen politikanët në Kosovë, por nuk e dimë se për cka pajtohen ata”, ka thënë Zhbogar.

Ai duke folur për politikanët e përfshirë ne afera korruptive, ka theksuar se BE-ja i ka refuzuar komunikimin më këta persona, veçanërisht sipas tij, në nivel komunal – me kryetarë komunash.

“Ne bëjmë thirrje që personat të cilët kanë problem më ligjin të mos përfshihen në listat zgjedhore. Në e këshillojmë dhe ndihmojmë Kosovën, por përgjegjësia kryesore bie mbi politikanët e vendit”, ka shtuar ai.

Zhbogar ka thënë se Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka pasur sukses në luftimin e krimit dhe korrupsionit, duke përmendur rastet e Ramadan Mujës dhe Azem Sylës, njofton Klan Kosova.

“EULEX-i ka pasur sukses në luftën e krimit dhe korrupsionit, duke filluar me rastin e Ramadan Mujës në Prizren deri tek rasti i Azem Sylës”.

Ai ka deklaraur se misioni ka qenë kritik ndaj të dy krahëve politik, si ndaj pozitës, ashtu edhe ndaj opozitës, për qëndrimet e tyre të skajshme në krizën politike në vend.

“Ne kemi qenë kritikë edhe ndaj qeverisë për protestat që kanë ndodhur që t’i dëgjojnë pakënaqësitë e qytetarëve, unë kurrë nuk jam ndjerë i kufizuar nga Brukseli për të bërë një gjë të caktuar”.

“Politikanët e Kosovës zyrtarisht janë pro Kosovës. Do të ishte pozicion radikalë që të mos bisedonim parti politike pasi ka njerëz me precedentë penal. Ne i bëjmë thirrje që ata persona që kanë probleme me ligjin të largohen nga politika. Ne nuk qeverisim këtu, përgjegjësia është mbi qeverinë. Ne kritikojmë kur diçka nuk bëhet mirë në Kosovë dhe do vazhdojmë të kritikojmë, ne do ta nxjerrim raportin tonë në tetor dhe do i shpalosim edhe kritikat. Populli e gjykon cilët politikanë duhet ndëshkuar. Në çdo demokraci populli i zgjedh përfaqësuesit dhe ne negociojmë me përfaqësuesit”. /Telegrafi/

Exit mobile version