Site icon Telegrafi

Zhbogar: Për datën nga BE nuk mund të them asgjë më shumë se ajo që dëgjuat nga Juncker

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot vërtetoi qëndrimet e kryetarit të Komisionit Evropian Jan-Cloude Juncker për datën për negociata.

“Nuk mund të them më shumë nga ajo që tha kryetari i komisionit para dy ditësh i cili theksoi se vendi është i gatshëm t’i bëj hapat e ardhshëm, por gjithashtu tha se do t’i bind shtetet tjera anëtare të angazhohet dhe të japin dritë të gjelbër për hapje të bisedimeve”, tha euroambasadori Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Juncker: Vendimi për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut mund të merret në korrik

Zhbogar u përgjigj në pyetjen e gazetarit nëse pritet datë për bisedime në qershor.

Ndryshe, Zaev paralajmëroi se nëse shteti nuk merr datë për bisedime është e mundshme të rritet nacionalizmi dhe radikalizmi në vend./Telegrafi/

Exit mobile version