Site icon Telegrafi

Zhbogar paralajmëron mbështetje financiare për ballafaqimin me problemin ekologjik

Vitin e ardhshëm, në kuadër të procesit të Berlinit, të bashkë kryesuar nga Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, fokusi në rendin e ditës do të jetë mjedisi, që do të thotë gjithashtu ofrimin e ndihmës financiare për vendet në rajon për zgjidhjen e problemeve mjedisore.

Këtë e theksoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar, i cili sot relizoi takim me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Takimi u përqendrua në zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit dhe shkëmbimin e përvojave se si vendet e tjera zgjidhin këto probleme dhe çfarë mund të bëjë Maqedonia në këtë drejtim.

Ministri Nuredini shprehu mirënjohjen për mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian në vendin tonë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, me shpresë se do të bëhen përpjekje maksimale për shfrytëzim të suksesshëm, me qëllim që të realizohen me sukses jo vetëm projektet në vazhdim, por edhe shumë projekte të tjera të ardhshme që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në takim u konfirmua mbështetja e tanishme dhe bashkëpunim me Bashkimin Evropian, si dhe angazhimin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin që Bashkimi Evropian i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e mjedisit dhe aktiviteteve klimatike./Telegrafi/

Exit mobile version