Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, u takuan me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimi i punës së Parlamentit.
Ambasadori Zhbogar u njoftuar për rolin e kësaj partie politike si një opozitë, e cila është zotuar për konstruktivitet. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/