Telegrafi

Zhbogar në kampin e refugjatëve në Maqedoni, interesohet për fondet e harxhuara të BE-së

Euroambasadori Samuel Zbogar sot vizitoi kampin e refugjatëve në Gjevgjeli, ku u informua se si janë shpenzuar 14 milionë euro, që BE-ja i dha Maqedonisë për të përballuar me fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Ai bëri të ditur se në të ardhmen BE-ja do të ndihmojë Maqedoninë për ballafqimin me sfidat e krizës së migrimit.

Më herët Zhbogar është informuar edhe se si Maqedonia i ka harxhuar paratë në segmente tjera të zhvillimit duke kërkuar maturi dhe transparencë në të gjithë projektet ku BE ndihmon Maqedoninë./Telegrafi/