Telegrafi

Zhbogar: Ligji për Prokurori Publike hap mundësi që rastet e PSP-së të marrin vendime gjyqësore

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar thotë se nuk sheh amnisti në Ligjin e ri për Prokurori Publike.

“Përkundrazi, shohim se rastet e PSP-së vazhdojnë, dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në vend nuk do të ketë sundim të së drejtës e as besim nga qytetarët në gjyqësi nëse rastet e PSP-së nuk marrin vendime gjyqësore.

“Ligji jep mundësi të tullë, të vendoset përgjegjësia. Po, kryeprokurorja e PSP-së kaloi në anën e errët, por kjo nuk do t zvogëlojë punën e PSP-së”, tha Zhbogar./Telegrafi/