Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, artistë të shumtë i janë bashkuar iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”.
Në këtë iniciativë, në të cilën u realizua një aktivitet simbolik, i cili po konkretizohet me largimin e mbeturinave nga rrugën B, në lagjen Mat të kryeqytetit, përveç artistëve të shumtë, morri pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Aksioni u realizua në bashkëpunim me vullnetarët e Iniciativës “Lets do it Kosova”.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se të gjithë duhet të vetëdijesohen për rëndësinë e ambientit të pastër.
Ai tha se në Kosovë nuk po i kushtohet rëndësi mjedisit, duke u nisur nga fakti se shuma e ndarë për mjedis është shumë e vogël.
Në anën tjetër, koordinatori i Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj tha se qytetarët duhet të mobilizohen në organizimin e aksioneve të tilla, në mënyrë që të kemi një Kosovë të pastër.